The village Vidishiq (Vidushë) is about 15 kilometers east of Mitrovica. It is among the most popular villages of Shala e Bajgorës. This settlement located in the vicinity of Trepça is distributed in the neighborhood: Trepçali (now separate village), Ramaj, Murtaj, Shala, Jusufi, Balaj, Katunishtë (Fazliu) Abdullahu, Ukaj etc.

Vidishiqi is an old settlement. This is evidenced by the locality of Gradina, located in the west of the village. In the Katunishte neighborhood there are signs of an old settlement. In the northeastern part of the village, on the mountain, there was an old church. This place today is called the Mountain of the Church. There is a heap above the church. Nearby there are traces of the foundations of residential buildings. In the locality of this village there are also ancient and large cemeteries.


Fshati Vidishiq (Vidushë) shtrihet rreth 15 kilometra në lindje të Mitrovicës. Është ndër fshatrat më të njohura të Shalës së Bajgorës. Ky vendbanim që gjendet në afërsi të Trepçës, është i shpërndarë në lagje: Trepçali (tash fshat më vete), Ramaj, Murtaj, Shala, Jusufi, Balaj, Katunishtë (Fazliu) Abdullahu, Ukaj etj.

Vidishiqi është një vendbanim i vjetër. Për këtë dëshmon lokaliteti i Gradinës, që gjendet në perëndim të fshatit. Në lagjen Katunishtë ka shenja të një vendbanimi të vjetër. Në pjesën verilindore të fshatit, në mal, ka ekzistuar një kishë e vjetër. Ky vend sot quhet Mali i Kishës. Mbi kishë gjendet një krua. Aty afër ka gjurmë të themeleve të ndërtesave të banimit. Në lokalitetin e këtij fshati ekzistojnë edhe varreza të moçme dhe të mëdha.